Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkatdhetari Musli Murseli nga fshati Komogllavë i komunës së Ferizajt, ka ndihmuar rreth 50 familje skamnore me gjëra ushqimore. Ai me këtë rast është shprehur se këtë gjë e bënë nga vullneti i mirë, duke i parë që shumë familje po jetojnë në gjendje të mjerueshme. “Nuk është kjo një ndihmë e madhe, por është një ndihmë shumë simbolike, secili me ndihmu nga pak varfëria edhe zhduket” ka thënë Murseli, duke shtuar se tashmë nuk ka edhe donatorë të cilët po ndihmojnë familjet skamnore.”Unë së bashku më bashkëshorten time, punojmë së bashku dhe ato tani më pas i shpërndajmë. Ndihma të tilla kemi dru edhe në Drenicë dhe kemi parë edhe atje se donatorët çdo ditë e më shumë po humbin. Unë ju bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të ndihmojnë familjet skamnore” ka thënë Musli Murseli.
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka thënë se kjo vërtet është një ndihmë e madhe dhe në kohën e duhur për këto 50 familje skamnore.”Nuk është hera e parë që ky donator po ndihmon në këtë formë, ai është lajmëruar dhe kjo ndihmë nuk është pak, por, kjo është shumë për shkak se ky person jeton në mërgim dhe shumicën e kursimeve e gjenë formën që të ndihmojë , pikërisht ata që kanë nevojë më shumë për ndihmë “, ka thënë Hyseni.
Drejtori Hyseni, më këtë rast i ka shprehur mirënjohje të madhe Musli Murselit për ndihmën e ofruar. “Ne si komunë po mundohemi që të ndihmojmë këto familje në fazat të ndryshme kur nuk ka donatorë . Ne i ndihmojmë në fazat e dimrit njerëzit e kanë të pamundur të punojnë. Vera për neve është shumë me lehtë edhe për shkak të donacioneve dhe të pushimeve ,por edhe njerëzit gjejnë punë. Por forma e axhës Musli vërtet është një formë shumë inkurajuese është gjithsesi në emër të qytetit dhe varfanajakëve” është shprehur Hyseni.
Ndërkaq ato që më së shumti i janë gëzuar kësaj ndihmi ishin familjet skamnore të qytetit tonë.” Këto ndihma janë në kohën e duhur. Unë kam 11 anëtarë të familjes dhe askush nuk punon, plus e kam edhe një vajzë të sëmurë” , është shprehur Shaqir Gollaku.
Falë bashkatdhetarit Musli Murseli, ndihmohen rreth 50 familje skamnorë të Komunës së Ferizajt.