Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa vlerësoi se hapat e tillë janë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë në rrafshin lokal.
Ndërkaq përfaqësues të organizatës joqeveritare "Mëshqerra" thanë se lopët janë donacion nga Irlanda për fermerët kosovarë. U bë e ditur se veç këtyre 34 lopëve vitin tjetër kur ato të shtohen fermerët përfitues e kanë për detyrë që viçat t’a japin fermerëve të tjerë.
Bashkëpunimi i tillë u vlerësua si shumë i dobishëm për fermerët e Ferizajt. E gjithë vlera e participimit të komunës në këtë projekt është rreth 54 mijë euro.
Donacioni i lopëve pritet të mbërrijë për dy javë në Kosovë dhe më 25 dhjetor pritet të bëhet shpërndarja e lopëve qumështore nëpër shtëpitë e fermerëve në fshatrat e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt ka nënshkruar sot një marrëveshje me organizatën joqeveritare "Mëshqerra" ku janë paraparë të jepen 34 lopë qumështore për fermerët e këtushëm.