Ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Ferizaj, rilindi në një institucion shkollor si ky që sot përuruam, ku nga sot e tutje kjo godinë do t’i shërbej Shkollës së Mesme “Çesk Zadeja” – Dega e Arteve Figurative Aplikative në Ferizaj, pas restaurimit nga MKRS duke qenë objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore si dhe bashkëfinancimit nga Komuna për të mundësuar zhvillimin e procesit mësimor.
Bashkë me zëvendësministren e MKRS-së, znj. Daulina Osmani, U.D. Sekretarin e Përgjithshëm, z. Xheladin Krasniqi, artistë ferizajas e përfaqësues nga Këshilli, Inspektorati, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Instituti Arkeologjik i Kosovës, me një ceremoni në sfondin e ekspozitës me objekte të trashëgimisë kulturore nga rajoni ynë, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për funksionalizimin e këtij institucioni.