Ferizaj është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një nxënësi të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”. Kryetari i komunës, Agim Aliu, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për këtë humbje të rëndë, duke e cilësuar si një jetë të re që u shua shumë herët.
Në reagimin e tij, ai theksoi dhimbjen e madhe që ka prekur familjen, shokët, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin, duke shtuar se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar pikëllimin në këto momente.
Aliu u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës, ndërsa lutet që i ndjeri të prehet në paqe dhe familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.