E nderuar familje e dr. Shaban Hashanit, te nderuar miq, bashkëpuunëtorë e bashkëveprimtarë të bacit Shaban, të nderuar pjesëmarrës
Me dhembje morëm lajmin për ndarje nga jeta të dr. Shaban Hashanit-bacit Shaban, sic kishim dëshirë ta quanim. Por, ndjehemi të motivuar shpirtërisht që e njohëm, e takonim dhe bashkëbisedonim me të cdo ditë,
Dr. Shaban Hashani, shquhej për modestinë, e cila i jepte madhështi personalitetit të tij. Ai, jetoi e veproi në një epokë të trazuar historike, epokë që i përngjante një vorbulle, të cilën e mbijetojnë vetëm njerëzit me vlera të vecanta.
Sa herë pinim një kafe me bacin Shaban, zbriste para nesh një copëz e vecantë historie dhe nga ai mësonim disa nga enigmat e saja. Ai na dëgjonte kur ne flisnim, qoftë edhe kur nuk ia qëllonim, për të na dhënë në fund përgigjen e shumë pritur, e cila, në vete bartte thellësinë e gjykimit të urtë dhe të drejtë për jetën dhe proceset historike.
Breza të tërë janë rritur e motivuar nga mësimet e dr. Shaban Hashanit dhe shokëve të tij. Por, bacin Shaban, e takuam gjithmone, duke e parë të rreshtuar drejtë, në shërbim të popullit dhe ceshtjes së tij.
Ishte mbase edhe perzgjedhje hyjnore, qe ne te ndahemi fizikisht nga baci Shaban pikërisht sot, më 7 shtator, në përvjetorin e njëzetë të miratimit të Kushtetutës së Kacanikut, nënshkrues i së cilës ishte edhe vetë ai, në cilësinë e deputetit të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
Në momentë kyqe, ai ishte edhe në ballë të proceseve të rëndësishme historike, në vecanti në castet e përmbysjes së mitit mesjetar serb dhe gjithnjë në funksion të sendërtimit të idesë së kahmotshme shqiptare për shtetësi e bashkim.
Kudo që punoi: si veprimtar shkencor, si veprimtar arsimor, si veprimtar politik, Shaban Hashani, përcolli tek brezat në mënyrën më fisnike, mesazhin e shenjtë të virtytit të atdhedashurisë, të unitetit dhe të përkushtimit në veprime. Ishte një prej simboleve të Ferizajt, të cilit edhe në nivel shkencor i dha një identitet të vecantë, nëpërmjet shkrimeve studimore dhe monografisë së vetme të botuar deri më tani.
Të gjithëve do të na mungojë baci Shaban. Por, sot e ndjejmë vetën më të ngushëlluar, sepse, ai, arriti ta prekë ëndrrën e tij dhe të brezave paraardhës: Pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e bashkimit, të trasuar nga të gjitha sakrificat e popullit tonë, por ne vecanti të dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilën ai e deshi dhe e mbështeti aq shumë. Le të më lejohet që familjes së bacit Shaban në vecanti, por edhe të gjithë famljarëve, miqve, bashkëveprimtarëve e bashkëpunëtorëve të tij, t`ju shpreh edhe një here ngushëllimet e mia, në emër të qytetarëve të Ferizajt. Personaliteti i dr. Shaban Hashanit, tek do të shpaloset në të ardhmen dhe brezat da ta ndjejnë madhështinë e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për bacin Shaban, lavdi i qoftë!
Fjalimi i kryetarit te Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemailit ne mbledhje Komemorativeme rastin e vdekjes se Dr.Shaban Hashanit
Të hënën në Ferizaj pas një sëmundje ndërroi jetë, Dr.Shaban Hashani, dokor i shkencave të historisė, ish punëtor shumë vjeçar arsimor, ish delegat i Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e Pavarësisë ëė 2 korrik 1990, ish drejtor i Arkivit të Kosovës, ish udhëheq i arsimit në Ferizaj gjatė vitit 1999/200, ish këshilltar i Kuvendit Komunal në vitet 2000 – 2007,