Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e nëntë e radhës së Kuvendit të Komunës e thirrur nga Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi.
Në këtë mbledhje janë shpallur disa prona në interes të përgjithshëm, ku prezantimin e tyre e bëri drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli. Ai ka propozuar për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 734-1,733-0,732-0, Z.K. Talinoc i Muhaxherëve, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1682-0, 1683-0,1722-0, 1841-0 Z.K. Mirosalë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1240-0,1243-0,1244-0 Z.K. Sojevë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 1228-0 Z.K. Komogllavë, propozim – vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 655-0 Z.K. Fshati i Vjetër, ku të gjitha këto pika morën edhe dritën jeshile nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Po ashtu u morë vendim edhe për ndarjen e lokacionit për vendosjen e deponive të ngurta nw fshatin Dremjak.
Po ashtu u miratua me ndryshime dhe plotësime edhe Rregullorja 01 Nr. 132 për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019, ndërsa Rregullorja për Taksave, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, u shyte për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për raportin financiar për periudhën janar-shtator ku drejtoresha për buxhet dhe Financa Sebahate Sadiku-Ajeti ka paraqitur raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për këtë periudhë.
Por, pika e cila më së shumti ngjalli debat në këtë mbledhje ishte propozim-vendimi për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dy palësh në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës e cila ka për qëllim rikthimin e projektin “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt”. Fillimisht arsyetimin për këtë propozim-vendim e ka dhënë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Besnik Berisha i cili këtë marrëveshje e ka cilësuar si të një rëndësie tejet të madh me vet faktin se po shtohen shërbime për qytetarët ferizajas. U tha se vlera e këtij projekti do të jetë 320 mijë euro, ku me 300 mijë euro do të financojë Komuna e Ferizajt, ndërsa Caritas Kosova me 20 mijë euro.
Për këtë pikë të rendit të ditës kanë reaguar anëtarët e partive opozitare, ndërsa pozita këtë pikë të rendit të ditës e ka quajtur tejet të rëndësishme. Në mbrojtje të kësaj pike ka dal edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, i cili ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme sepse kujdes më i madh do t’i shtohet qytetarëve ferizajas. Ai është shprehur se punëtoret shëndetësor do të kenë edhe mbikëqyrjen e garantuar.
Por, edhe pas këtyre arsyetimeve shumica e anëtarëve nga partive opozitare e lëshuan mbledhjen, ndërsa në mungesë të kuorumit kjo mbledhje u ndërprehe, ndërsa u vendos që pikat e tjera që ishin përgatitur për këtë seancë të diskutohen në një seancë tjetër.
Në këtë mbledhje u vendos po ashtu që në Komitetin për Politikë e Financa, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të jetë Evetare Azemi.