Për të nderuar jetën dhe veprën e saj morrin pjesë, drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, në kryje me kryetarin Muharrem Svarqa, drejtues të shoqatave ta dala nga lufta si dhe familjarë të së ndjerës.
Me këtë rast, kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të komunës së Ferizajt, Gafurr Bytyqi, është shprehur se edhe martires së lirisë Sanije Rexhepit, duhet t;i njihet statusi si dëshmorë e Kosovës.
Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se të gjithë të rënët në altarin e lirisë, janë bazamenti që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.
Mbi varrën e Sanije Rexhepit, janë vendosur kurora të freskëta më lule. Sanije Rexhepi u vra dhe u masakrua nga forcat serbe ne luften e fundit në Kosovë.
Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, me homazhe është nderuar Sanie Rexhepi e vrarë nga forcat serbe 15 vite më parë.