Në këtë ceremoni morri pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, drejtorët e Drejtorive komunale si dhe shumë qytetarë të tjerë.
Cen Dugolli u vra në mënyrë barbare nga forcat sekrete serbe, duku qëndruar stoikisht përballë tyre. Asnjë fjalë për shokët, celulat e UÇK-së dhe veprimtarinë që kishte filluar të shtrihej aso kohe. Nënë Mihrija edhe në këtë përvjetorë ka thënë se kujtimi për të birin nuk do të shuhet kurrë. Ajo kujton kohën e arrestimit të tij, qëndrimin në burg dhe ditën kur ka dhënë frymën e fundit. “Më mungon shumë, por ndihem krenare dhe nuk jam pishman për djalin tim që ja fala Kosovës. Lavdi u qoftë të gjithë dëshmorëve tanë”, ka thënë nënë Mihrija duku falënderuar të gjithë ata që kishin ardhur në homazhe, pasi që sipas saj, qytetarët po nderojnë gjakun e derdhur për liri dhe Cenin. Edhe fëmijët e Cenit, Tafili, Liridona, Leonora dhe Taulantin janë ndier krenar për veprën e tij.
Në këtë përvjetorë kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Bytyqi, ka thënë se populli ka humbur një patriot të madh e ai ishte Cen Dugolli.” Viktime e gjenocidi serb ra edhe Cena, ku populli humbi një patriot të shquar, mirëpo populli shqiptar gjithmonë do të lind patriotë të tillë të cilët do të kujdesen për të atdheun dhe vendin e vet. Cena është shembull tipik i qëndresës dhe rezistencës kombëtare dhe kundër armikut", ka thënë Bytyqi.
Cen Dugolli ra në altarin e lirisë më 17 gusht të vitit 1998. Cen Dugolli la pas vetën nënë, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij.
Në përvjetorin e 14-të të rënies është përkujtuar me pietet dëshmori i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Cen Dugolli.