Në vazhdën e aktiviteteve për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UCK-se”sot në Ferizaj u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, ku të pranishëm ishin krerë komunalë,përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta,familje të dëshmorëve si dhe qytetarë të shumtë.
Nënkryetari ,Besim Zymberi , tha se Epopeja e lavdishme e UCK-së ,është një ngjarje tejet e rëndësishme,sepse falë gjakut të derdhur të dëshmorëve, Kosova sot po e gëzon lirinë.
Ndërsa kryetari shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Ferizaj,Gafurr Bytyci, tha se 6 marsi është data në të cilën familja Jashari si dhe shumë dëshmorë të tjerë ranë heroikisht ,duke mbrojtur dinjitetin dhe çdo vlerë kombëtare.
Derisa, në këtë ditë edhe familjarë të dëshmorëve të komunës së Ferizajt, sa ndjenin dhimbjen ,në të njëjtën masë shfaqnin edhe krenarinë.
Në pllakat përkujtimore të dëshmorëve në Ferizaj u vendosën kurora me lule.
Për të nderuar veprën e dëshmorëve, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Besim Zymberi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.