Që në studimet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Prishtinës, studimet pasuniversitare më 1976/77 në Fakultetin e makinerisë dhe anijendërtimit në Zagreb, në degën Energjetika dhe teknika nukleare, mbrojtja me sukses e temës së magjistraturës me titullin: “Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt”, puna në shkollën e mesme teknike dhe më pas si ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, puna si udhëheqës teknik i Fabrikës në ndërtim “Mineks”, puna si bashkëpunëtor i Katedrës për makinerinë termoenergjetike dhe termoteknike në Fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Prishtinës që nga 1988, specializimi në Institutin e Termoenergjetikës në Leningrad (St. Petersburg), puna eksperimentale në Institutin e teknikës së djegies të ETH-së të Zürich-ut, punë kjo që bëri të marr edhe titullin Profesor i Rregullt i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe hulumtimi që vijoi edhe në lëmin e djegies poroze në LSTM (Lehrstuhl für Strömungsmechanik-Katedra e Mekanikës së Rrymimit) të Fakultetit Teknik të Universitetit Friedrich-Alexander në Erlangen- Nürnberg të Gjermanisë, pa lënë anash edhe punën e tij shoqërore duke qenë zë i arsyeshëm i artikulimit politik e shoqëror, bëjnë personalitetin e profesor Xhemajlit, vlerë të çmueshme të shoqërisë ferizajase dhe jo vetëm, kontribute këto trashëgim për brezat.