Njoftim
Njoftohen të gjithë qytetarët se nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me 31 dhjetor duke filluar nga ora 22:00 do të mbahet koncert festiv në sheshin “Adem Jashari”.
Nata më e hareshme e vitit do të pritet nën qiellin e hapur, ndërsa për disponimin e qytetarëve do të përkujdesen emra të njohur këngëtarësh të qytetit të Ferizajt.
Ju ftojmë përzemërsisht, që të bëheni pjesë e këtij koncerti festiv dhe të festojmë së bashku, ndërrimin e motmoteve.
Gëzuar për shumë mote!
Sinqerisht,
Agim Aliu
Njoftohen të gjithë qytetarët se nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me 31 dhjetor duke filluar nga ora 22:00 do të mbahet koncert festiv në sheshin “Adem Jashari”.