Drejtori komunal, Fatmir Azizi ka thënë se gjatë viti të kaluar është punuar në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, kërkesa këto që nuk kanë qenë të pakta.
Sipas drejtori, në sektorin e pronës ka pasur 803 kërkesa nga qytetarët, prej tyre në lëmin e uzurpimeve kanë qenë 214 ndërsa janë kryer 188, në lëmin e destinimeve kanë qenë 164 kërkesa ndërsa janë zgjidhur 141, në lëmin e shpronësimeve kanë qenë 19 kërkesa prej të cilave janë zgjidhur 15 sish.
Duke prezantuar punën e bërë me logjikën e shifrave, Azizi ka theksuar se në lëmin e Gjeodezisë kanë qenë 1764 kërkesa të ndryshme për shërbime, prej të cilave 1583 janë zgjidhur, ndërsa në sektorin e Kadastrit, ai ka thënë se ka pasur më së shumti kërkesa nga ana e qytetareve, gjithsejt 14 247 kërkesa që kanë të bëjnë me natyrën e kadastrit.
"Ne kemi qenë të angazhuar të zgjidhin kërkesat e qytetarëve dhe bazuar në shifrat që prezantuam, mund të konstatojmë se është punuar shumë, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve", ka thënë Azizi.
Numri një i kësaj drejtorie ka folur edhe për sfidat, duke e vënë theksin në mungesën dokumentacionit, i cili është marrë nga ish-sistemi dhe që është shumë i nevojshëm, për shkak se jep përgjigje në shumë çështje që sot mund të shfaqin dilema.
"Problemi me dokumentacionin është problem në vete. Në momentin kur ai kthehet, pasi për këtë po negociohet në Bruksel në nivel të qeverive, do ta kemi shumë më lehtë të zgjidhin problemet", ka thënë Azizi.
Sipas drejtorit Azizi, në proces është evidentimi i pronave të uzurpuara dhe komuna në këtë proces ka bërë përpjekje të mëdha për rikthimin e tyre.
Ai për lirimin e pronave të uzurpuara ka thënë se në disa komuna ka qenë e shtrënguar të marr masa për lirimin e tyre, por që së fundi qytetarët janë vetëdijesuar dhe vetë nuk po bëjnë uzurpime. Njëjtë, sipas tij është vepruar edhe me banesat e uzurpuara, për të cilat tha se komuna nuk do të ketë tolerancë ndaj uzurpatorëve.
Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, sipas drejtorit Fatmir Azizi, për këtë ka një buxhet prej 342 mijë eurosh, prej të cilave 300 mijë janë parashikuar për shpronësim dhe 42 mijë për shërbime dhe mallra.
Zyrtarë nga Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër kanë prezantuar punën që kanë bërë gjatë vitit 2015, duke vlerësuar me këtë rast, se në këtë drejtori që përfshinë tre sektorë është punuar shumë.