Karrierë e nisur që mbi gjysmë shekulli më parë, me studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës në vitet 1970-’71, për të vijuar pas diplomimit me punën në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj dhe më pas në dispanzerin e fëmijëve më 1983 gjer më 1990 kur u largua nga puna nga organet e dhunshme serbe, të qenurit anëtar i kryesisë për dy mandate në Sindikatën e Pavarur të Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj më 1990, po këtë vit edhe pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit Nismëtar për themelimin e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Ferizaj, shërbimi në komisionet profesionale shëndetësore, anëtar i Shoqatës së Pavarur të Mjekëve, kontributi në arsim nga viti 1991, duke qenë mësimdhënës i lëndëve mjekësore në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj ku punoi pa kompensim material gjer në vitin 2001, të qenurit anëtar i Kryesisë së Këshillit Komunal për Shëndetësi më 1995 ku dha kontribute të çmueshme, bashkëpunimi me organizata botërore si UNICEF, “Mjekët e Botës” dhe Shoqatën “Nëna Terezë” ku ishte pjesë e fushatës së vaksinimit të fëmijëve në shumë fshatra të Ferizajt, i përndjekur për aktivitetin e tij profesional, politik e social, Dr. Mehmeti ftohet në “bisedë informative”, arrestohet dhe ndaj tij e mjekëve të tjerë ushtrohet dhunë psikike e maltretime fizike, më 1993 bashkë me Dr. Milaim Avdiun hapin ambulancën private “Jeta” ku përveç shërbimeve shëndetësore për popullatën, aty u mbajtën mësimet praktike të nxënësve të shkollës së mjekësisë dhe trajnime tjera profesionale, për tu skalitur përherë në historinë e çlirimit të vendit, kontributi i tij në luftën çlirimtare, mjek i luftës në Spitalin Ushtarak në Jezerc në Zonën Operative të Neredimes, kontributi i tij i pas çlirimit si mjek në Spitalin e Ferizajt ku mbajti bashkë me kolegët kujdestarinë e parë në Spitalin e çliruar të Ferizajt, specializimi në vitet 1999-2003 për sëmundje të fëmijëve – pediatri, të qenurit një nga themeluesit e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Ferizajt më 2003 ku emërohet edhe shef i shërbimeve diagnostike ku punoi deri në pension më 2017, të qenurit anëtar i Shoqatës Shqiptare të Pediatërve, Shoqatës së Pediatërve të Kosovës, Shoqatës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, pa lënë anash edhe kontributet profesionale në kongrese shkencore në Kosovë, Shqipëri, Greqi, Turqi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, çka bëjnë personalitetin e kontributet e tij, vlerë e çmueshme e shoqërisë dhe shëndetësisë ferizajase.