
Edhe Izja Sylejmani ,njëri nga familjarët që u vendosën në vendbanimin e ri në fshatin Dubravë, nënvizoi falenderimin e tij për komunën, e cila bëri që ata të ndërrojnë krejtësisht mënyrën e të jetuarit.”Atje kem jetu qysh është më së keqi, Zoti e rujt Bajrush Xhemailin ,kryetarin e komunës që na solli në këtë ndërtesë ku tash kushtet janë shumë shumë të mira”, ka thënë Sylejmani.
Në anën tjetër , kryetari i komunës së Ferizajt ,Bajrush Xhemaili, duke folur për rëndësinë e këtij projekti, tha se u hoq një brengë për qeverisjen komunale por edhe për të gjithë qytetarët, pse jo. Ka qenë një strehimore, e cila vërtet ka ngjallë vazhdimisht pakënaqësi të vazhdueshme ,në kuptimin e mënyrës së jetesës,kushteve të jetesës dhe tash me këtë vendbanim kolektiv që e kemi bërë këtu mendoj që është zgjidhur çështja e këtyre banorëve.”Këtu ka qenë një strehimore që nuk ka plotësuar as minimumin për jetesë , por kanë hyrë njerëzit ashtu siç kanë hyrë dhe tash me këtë rast i kemi nxjerrë nga aty dhe u kemi krijuar kushte më të mira. E keqja është se këta nuk janë të vetmit të varfër në këtë komunë dhe që kanë nëvoja për një gjë të tillë, kjo nuk do të thotë që i kemi vënë pikë sot këtu çështjes sociale, sepse aspekti social është i rënduar shumë në këto rrethana në të cilat po jetojmë dhe ne do të mundohemi që edhe me ndërtime të tjera që po bëhen të zgjidhim çështjen edhe të të varfërve të tjerë me aq sa kemi mundësi.”, ka thënë kryetari Xhemaili. Ai me tej shtoi se ajo strehimore në të cilën kanë jetuar këta banorë tashmë po largohet nga ai vend , në mënyrë që fatin e tyre të mos e kenë edhe familje të tjera dhe se njerëzit në nevojë të mos vendosen më aty.
Kurse edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bashkim Hyseni theksoi se ky është investim komplet i komunës, madje me mjete të komunës, duke thënë se si formë e realizimit ka qenë jo shumë e lehtë ,pasiqë kanë dalë shpenzime të atykëtushme të papritura, mirëpo vazhdimisht jemi kujdesur që atë ta bëjmë sa më mirë ,është një model që është meduar nga arkitektët në fakt një dizajn që është edhe e tipit kolektiv ,por secili ka qasjet private, individuale në këtë hapësirë.”Komuna më nuk do të ketë ato obligime që i ka pasur ,siç ka qenë strehimorja nën përkujdesjen 24 orëshe .Ne do të përpiqemi që t’i integrojmë këta banorë ,t’i risocializojmë , këtu janë mudësitë shumë më të mëdha që kanë qenë atje ,mos të flasim për akomodim, është me infrastrukturë të përgjithshme. Është afër edhe Qendra Sociale ,donacion i Caritasit ,që të participojmë edhe më këta fëmijë edhe me këta njerëz që të ofrojmë edhe mundësi të riintegrimit të tyre të plotë, të arsimit të tyre të mëtutjeshëm që të sigurojnë kushte më të mira. Në afërsi madje kanë edhe mjekun familjar ,edhe ekipin e infermierëve .”
Finalizimi i këtij projekti komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 150 mijë euro.
Përurohet objekti i banimit kolektiv në fshatin Dubravë të Ferizajt