"Komuna e Ferizajt përmes mekanizmave të vet dhe institucioneve tjera përcjellëse ka dëshmuar azhuritet dhe gjendje të lartë gatishmërie në përballimin e vështirësive të krijuara nga reshjet e ditëve të fundi". Kështu ka theksuar Kryetari i Komunës së Ferizaj, në konferencën për gazetarë pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.”Njëkohësisht jemi ndihmuar edhe nga kompani private që kanë teknologji adekuate për hapjen e rrugëve dhe për këtë në emër të qytetarëve u jam mirënjohës”, ka thënë Xhemaili.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka theksuar se gjendja është vështirësuar dukshëm pas erërave dhe reshjeve të fundit. “Gjë që ka rezultuar, që unë të marrë vendim për ngritjen e shkallës së mobilitetit të Komitetit për Gatishmëri Emergjente ku do të marrë pjesë edhe KKSB dhe bashkë me këtë komitet të sensibilizohemi përkatësisht të përgatitemi në maksimum për të lehtësuar qarkullimin, lëvizjen duke siguruar komunikim qoftë edhe me qytetarin e fundit të Komunës sonë. Ashtu si e parasheh Rregullorja për funksionimin e këtij komiteti, ashtu edhe do të veprojmë njëkohësisht unë apeloj te të gjithë qytetarët pa përjashtim që të gjejnë forma për ta ndihmuar hapjen e rrugëve qoftë duke u angazhuar në mënyrë vullnetare apo me teknologjinë që e kanë në dispozicion”, ka potencuar Xhemaili.
Komuna e Ferizajt pikërisht për gjendjen e krijuar ka angazhuar stafin që të jetë në dispozicion 24 orë në mënyrë që t’u dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve. “Unë me stafin tim dhe me anëtaret e Komitetit për gjatë tërë javës do të jemi të angazhuar 24 orë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve që eventualisht kanë nevojë për lëvizje, ndihmë shëndetësore, ndihmë sociale, por po e përsëris kërkojë nga të gjithë që të japin kontributin në këto ditë jo të lehta për Komunën tone dhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Xhemaili.
Ai me këtë rast ka ngushëlluar edhe familjen Reka nga Restelica për ngjarjen tragjike e cila i ndodhi kësaj familje. “Shfrytëzojë rastin që familjes Reka nga Restelica dhe Kryetarit të Komunës së Sharrit në emrin tim dhe të qytetarëve të mijë t’u shprehë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen nga fatkeqësia e fundit në atë fshatë”, ka përfunduar Xhemaili.
U bë e ditur se për të gjitha detajet e funksionimit të këtij Komiteti të Gatishmërisë Emergjente do të sigurohet komunikim i vazhdueshëm edhe medial dhe do të informohen të gjithë me kohë.
Kryetari Xhemaili ndër të tjera ka theksuar se edhe kësaj here kemi ditur të sillemi si Komunë dhe të menaxhojmë situata të ndryshme dhe unë ju sigurojë edhe kësaj radhe se ne edhe ju do të arrijmë ta përballojmë këtë situate si është më së lehti.
Numri kontaktues me Komunën e Ferizajt gjatë 24 orëve do të jetë : 0290 320 407 .
Me një minutë heshtje në nderim të familjes Reka nga Restelica, komuna e Dragashit, ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.