
U bë e ditur se këto mjete kanë ardhur ngaqë gjatë realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht finalizimit të procedurave të prokurimit ka pasur mbetje buxhetore, si rezultat i krahasimit të vlerës së planifikuar dhe asaj të kontratës, por duke llogaritur në këtë mes edhe arkëtimin e mjeteve të të hyrave vetjake në dy muajt e fundit, pas përmbylljes së vitit fiskal.
Drejtori i Drejtorisë për Eknomi, Financa dhe Buxhet, Mustafë Grainca ka thënë me këtë rast se mjetet e lira që po bartne nga viti i kaluar fiskal në këtë vit duhet të ridestinohen në tri projekte kapitale, të cilat kanë mungesë të mjeteve, ndërsa shuma tjetër do të ridestinohet për pozicione tjera si paga e mëditje, mallra dhe subvencione. "E gjithë këto shumë e mjeteve do të shpenzohen sipas planit dhe konform normave ligjore" ka shpjeguar drejtori për Ekonomi dhe Finansa, Mustafë Grainca.
Në anën tjetër pozita ka shfaqur disa vëretje lidhur me këtë aspekt, duke thënë se për shumë projekte, komuna ka ndarë nga një e dy herë mjete shtesë të parave. Madje grupi parlementar i LDK-së ka kërkuar që kjo çështje të prolongohet për seancën e ardhshme me arsyestim se duhet studiuar në mënyrë rrënjësore problemi i bartjes dhe ridestinimit të mjeteve, meqë në materiale ka shumë mangësi.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Aliu, u ka thënë këshilltarëve opozitarë se vendimi i sjellur në këtë seancë do të zhbllokoj situatën në rrafshin e investimeve, ndërsa shtyrja nuk do të prodhojë asgjë të mirë.
Ndërkohë edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim, Planifikim dhe Rindërtim, Ardian Ferizi ka thënë se projekteve të bartura për këtë vit, nuk është duke u shtuar asnjë cent, siç pretendohej, për shkak se ato projekte i kanë vlerat e tyre dhe tek to nuk ka asnjë punë shtesë.
Këshilltarët komunal në fund të debatit me 25 vota për, 11 kundër dhe një abstenim kanë miratuar këtë vendim.Delegatët e Kuvendit komunal kanë aprovuar edhe propozim rregulloren e re për ndarjen e bursave për studentet e komunës.
Drejtori i Drejtorisë për Eknomi, Financa dhe Buxhet, Mustafë Grainca ka thënë me këtë rast se mjetet e lira që po bartne nga viti i kaluar fiskal në këtë vit duhet të ridestinohen në tri projekte kapitale, të cilat kanë mungesë të mjeteve, ndërsa shuma tjetër do të ridestinohet për pozicione tjera si paga e mëditje, mallra dhe subvencione.