Me tekst të Endal Walsh, e regji të Qazmedin Nuredini, sonte në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, Teatri Ultra dha shfaqjes “Mjekimi”.
Me një lojë e tyre në këtë shfaqje ishin aktorët Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi, Sefedin Shabani dhe Qazim Ameti-bateri, kjo shfaqje solli para audiencës një kritikë të ashpër ndaj institucioneve tona të shëndetit mendor dhe në mbarë botën.
“Mjekimi” – është një shfaqje absurdi që mjegullon kufirin midis kastit dhe audiencës, një meditim qesharak dhe prekës se si trajtohen ata që ne i quajmë “të sëmurë mendor”.
Shfaqja u mirëprit nga të pranishmit që ishin në sallë. Ndërsa për nesër do të jetë nata finale e Festivalit të tetarove në Ferizaj duke filluar nga ora 19:30.