Kënaqësi e veçantë të mirëpres sot për t’i falënderuar në emër të ferizajasve për shërbimin e bashkëpunimin ekipin e KFOR-it amerikan nga Kampi Ushtarak “Bondsteel” përbërë nga Nënkolonel Evan Hessel zv.komandant i Komandës Regjionale-Lindje, Rreshteri i klasit të parë Ryan Johnson Komandant i LMT-Ferizaj, Rreshterin Jeremy Ficker zv.komandant i LMT-Ferizaj të cilët përmbyllin shërbimin në Kosovë duke i bartur komandën ekipit të ri të cilit i urova mirëseardhje përbërë nga Nënkolonel Nick Acosta zv.komandant i ri i Komandës Regjionale-Lindje, Toger Kerry Sholers – Komandant i LMT-Ferizaj si dhe Rreshteri i stafit Antonio Rivette zv.komandant i LMT-Ferizaj, me të cilët do të vazhdojmë bashkëpunimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve.