Kikboksieri Korab Sinani është shpallur sportist i vitit 2012. I riu nga Ferizaj për herë të dytë ka rrëmbyer këtë çmim, të cilin tradicionalisht e ndanë Drejtoria për Kulturë, Sport dhe Rini. Sinani ka shënuar gjatë vitit rezultate kulminante, duke fituartitujt e nënkampionit të botës, kampionit të Evropës dhe kampionit të Kosovës në sportin e kik-boksit.
Pas shpalljes së më të mirit, Korab Sinani ka deklaruar se rezultatet e mira të shënuara në arenën ndërkombëtare kanë bërë që ai për herë të dytë të shpallet sportist numër një i vitit, duke premtuar se këto çmime do të jenë shtysë edhe për të ardhmen në gara vendore e ndërkombëtare.
Dhjetë sportistët më të mirë të Ferizajt janë shpallur edhe Heset Arapi (Volejbollist) Lirie Muhaxheri (hendbolliste) Qëndrim Guri (biçiklist) Kadrush Murseli (Kikboksier) Hamdi Salihi (hendbollist) Agron Istrefi (futbollist) Almira Baliu (futbolliste) Vildane Jashari (volejbolliste) Besdri Zeqiri (alpinist) Albion Ramadani (karatesit). Çmime tjera u janë ndarë edhe Rron Ramadanit për kategorinë e juniorëve në hendboll, xhudistet Diellza Bunjakut, në kategroinë e pionierëve.
Klubi më i suksesshëm i viti 2012 është shpallur klubi i volejbollit AKPA te Luzha, trajneri Agron Krasniqi, ndërsa janë dneruar edhe punëtorët sportivë, pedagogët, veteranët e sportit, donatorët, tiofzëria "Ujqit", mediet, shoqatat sportive dhe shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, për të cilat u tha se në dispilina të shumëta sportive kanë shënuar si kurrë më parë rezultete inkurajuese.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në këtë ceremoni u ka premtuar sportistëve dhe klubeve se edhe në të ardhmen do t’i mbështes, pasi sporti është disiplinë që bashkon të rinjtë, ndërsa përfaqësimi i tyre në gara të ndryshme ndërkombëtare, s’do mend se është i rëndësishëm dhe jo më kot thuhet se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.
Korab Sinani shpallet për herë të dytë sportist i vitit.