Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i dhuroi sot mirënjohje mësimdhënësit korçar të gjimnazit të parë shqiptar te Ferizajt, Selami Kreka, i cili kishte punuar në këtë gjimnaz në vitin shkollor 1949-1950. Kryetari Svarqa i shprehu falënderim z. Kreka për kontributin e cmueshëm dhënë vënies së themeleve të arsimit të mesëm shqip në Ferizaj, në një kohë kur shumica e popullatës shqiptare të kësaj ane nuk dinin shkrim e lexim. Arsimtarit korçar iu dhuruan edhe disa libra për zhvillimin Ferizajt dhe të të arsimit në këtë komunë pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos gjatë viteve të okupimit serb, të autorëve Ibrahim Hyseni e Ramadan Ramadani.
Mësimdhënësi korçar Selami Kreka u emocionua shumë nga ky kujdes i Komunës së Ferizajt. I mbajtur shumë mirë, edhe pse në moshën 92 – vjeçare, z. Kreka tha se e kujtonte me shumë dashuri punën e tij në Ferizaj dhe në Kosovë. Kujtimet e asaj kohe më vijnë në mendje më shpesh se mund ta merrni me mend, tha ai.
Kreu i Ferizajt e ftoi z. Kreka që ta vizitojë Ferizajn dhe të njihet më për së afërmi me ndryshimet në këtë qytet që nga koha kur ai punonte në edukimin e brezit të parë të shkollarëve që ndiqnin shkollat e mesme.
Mësimdhënësi korçar Selami Kreka u emocionua shumë nga ky kujdes i Komunës së Ferizajt. I mbajtur shumë mirë, edhe pse në moshën 92 – vjeçare, z. Kreka tha se e kujtonte me shumë dashuri punën e tij në Ferizaj dhe në Kosovë.