Punonjësit e Ndërmarrjes “Ambienti”, këto ditë kanë nisur aksionin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në QMF, lapidarët në fshatra, oborret e kopshteve të fëmijëve, zyret e vendit, parqet e fshtrave e në zona tjera urbane e rurale, pika këto që për herë të parë po përfshihen në kuadër të mirëmbajtjes së kësaj ndërmarrja e që flet për angazhimin e shtuar të qeverisjes komunale por edhe menaxhmentit e punonjësve të ndërmarrjes për mirëmbajtjen e hapësirave publike, përveç pikave që deri më tani kanë pasur në kuadër të planit të mirëmbajtjes së hapësirave publike.