Kuvendi i Komunës, me shumicë votash ka miratuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është miratuar në mbledhjen e parë të këtij viti të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi.
Në këtë mbledhje është bërë edhe miratimi propozim-vendimi për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2025, ku në mënyrë unanimi është votuar ky propozim.
Poashtu u bë edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për vitin 2025.
Ndërkaq drejtori i Urbanizimit Arber Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për plotësimin e listës rezerve me emërtimet e rrugëve dhe shesheve publike në Komunën e Ferizajt si dhe propozim -vendimin për këmbimin e ngastrave kadastrale 1140-2 Z.K. Ferizaj, prone private, me pjesën e ngastrës kadastrale3280-0 Z.K. Ferizaj, prone e Komunës se Ferizajt.
Në fund të kësaj mbledhje u bë edhe propozim-vendimin për miratimin e Rregullores së Transparencës, por edhe Planin e Veprimit për vitin 2025-2028 të cilin e bëri drejtorja e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini.