Ajo u prit nga kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, me të cilin bisedoi për aktivitetet biznesore në Ferizaj e rrethinë dhe për politikat që po zhvillon Qeveria e Kosovës dhe komunat për krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset.
Pas takimit, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tha se e njoftoi ministren për trendin e zhvillimit ekonomik dhe të bizneseve të këtushme. Sipas të parit të Ferizajt, në këtë komunë
aktualisht veprojnë 5.712 biznese aktive. Prej tyre, 2.298, ose 40.23 për qind janë biznese tregtare, 752, ose 13.16 për qind i takojnë industrisë përpunuese, 514, ose 9 për qind punojnë si akomodime dhe shërbime ushqimore, 478, ose 8.36 për qind merren me transport dhe magazinim, 404 zhvillojnë aktivitete shërbyese, 383 merren me ndërtimtari etj.
“Gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 567 biznese të reja, në të cilat janë punësuar 670 punëtorë, ndërkohë që janë shuar gjithsej 82 biznese. Këto shifra tregojnë për një ambient të mirë zhvillimor”, tha Svarqa.
Kryetari i Ferizajt theksoi me këtë rast se Komuna po planifikon zona të reja ekonomike dhe zonë të lirë doganore, për ç’gjë aktualisht ka mungesë ngastrash të përshtatshme, po shikohet mundësia e këmbimit të pronave dhe mundësitë e kalimit nën menaxhimin e komunës të disa sipërfaqeve nga Ekonomia e pyjeve.
Ministrja Bajrami, tha se po zhvillon aktivitete për ta njoftuar publikun e sidomos bizneset me pakon e re fiskale të Qeverisë së Kosovës, e cila u sjell të mira ndërmarrjeve kosovare, përfshirë ato prodhuese, duke i liruar nga dogana për lëndën e parë që nuk prodhohet në Kosovë. Ajo dha shpjegime edhe për rastet e heqjes së taksës doganore, si dhe inkurajoi pronarët e bizneseve që të kontaktojnë Administratën Tatimore të Kosovës, për të marrë hollësi rreth pakos fiskale të Qeverisë.
Në vazhdën e aktiviteteve për “Ditët e biznesit të vogël”, Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, qëndroi sot në Ferizaj, për të vendosur, siç tha, dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit qendror, pushtetit lokal dhe bizneseve.