
Gjatë këtij procesi, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik, me disa defekte të vogla, i cili nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e procesit, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, së bashku me zëvendësministrin Agim Hyseni dhe kryetarin e Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), Nehat Mustafa, kanë vizituar qendrën e testimit në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ku provimit të maturës i janë nënshtruar maturantët e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.
Ministri me bashkëpunëtorët ka vizituar disa klasë, ku nga nxënësit është informuar se janë të kënaqur me mbarëvajtjen e procesit dhe nga të cilët, po ashtu, ka marrë pohimin se pyetjet e testit janë të qarta dhe nuk po ballafaqohen me ndonjë vështirësi.
Nehat Mustafa theksoi se kësaj radhe janë bërë përgatitje shumë më të mira se vitet e kaluara, sepse tanimë është krijuar një përvojë dhe janë identifikuar defektet që janë paraqitur viteve të kaluara. “E gjithë kjo na ka ndihmuar që sot të jemi shumë më të përgatitur dhe më të relaksuar. Natyrisht, presim që edhe rezultatet do të jenë më të mira, sepse kemi parë një seriozitet shumë më të madh të treguar edhe nga drejtoritë komunale të arsimit, por edhe nga shkollat, të cilat kanë organizuar mësime plotësuese për maturantët”.
Ai nga nxënësit është informuar se janë të kënaqur me mbarëvajtjen e procesit dhe nga të cilët, po ashtu, ka marrë pohimin se pyetjet e testit janë të qarta dhe nuk po ballafaqohen me ndonjë vështirësi.