
Ndërkaq, asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare do të realizohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës.
Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.