Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës ,mësimi është ndërprerë edhe në Komunën e Ferizajt. Këtë vendim e ka marr Ministria e Arsimit, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në Republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.
Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in.
Për shkak të motit ndërprehet mësimi – rifillon të hënën