Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, ka marr vendim që procesi mësimor për nxënësit të fillojë të martën, ndërsa mësimdhënësit dhe drejtoret e shkollave duhet të lajmërohen në punë gjatë ditës së hënë në mënyrë që të bëjnë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të fillojë të martën normalisht.
Në rast se mund të ketë më shumë ulje të temperaturave procesi mësimor do të shtyhet edhe më tej.
Për shkak të motit të ligë dhe rënies së temperaturave mësimi për të gjithë nxënësit e Komunës së Ferizajt do të fillojë të martën.