Kontratat e punës nga mësimdhënësit janë nënshkruar për 3 vjet për të kualifikuarit në drejtimin përkatës dhe 1 vit për ata që këtë profesion e ushtrojnë në degë të ndryshme nga profesioni që kanë, ashtu edhe siç e precizon ligji thonë zyrtarët. Drejtori i Drejtorisw Komunale tw Arsimit Agim Berisha, tha se janë paksa të vonuar me këtë proces, duke ditur se ata janë obliguar nga Ministria e arsimit që kësaj radhe vetë Drejtoritë komunale të përpilojnë tekstin e kontratave.
Këto kontrata në formë të shkruar përndryshe përmbajnë vendin e punës dhe njoftimin që puna
do të kryhet në lokacione të ndryshme; orët dhe orarin e punës; datën e fillimit të punës;
kohëzgjatjen e Kontratës së Punës; lartësinë e pagës bazë; kohëzgjatjen e pushimeve etj. Krahas kësaj sipas zyrtarëve të gjithë punonjësit arsimorë duhet të kenë kontratën e marrëdhënies së punës.
Në komunën e Ferizajt janë rreth 1757 mësimdhënës.
Edhe në Ferizaj tashmë është përmbyllur procesi i nënshkrimit të kontratave të punës nga mësimdhënësit parauniversitarë.