Me syrin e tij fotografik, bëri që të përjetësohen ngjarje të shumta e të veçanta të historisë së re të Kosovës e të flas zëshëm me gjuhën e fotografisë në botë, duke i lënë brezave dhe historisë punën e tij si trashëgimi të çmuar e shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit profesional. Me këtë vlerësim, në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, për HAZIR REKA Për angazhim e arritje të larta në përfaqësimin dinjitoz të shpirtit krijues artistik ferizajas.