Në këtë takim ka dominuar biseda rreth sektorin të bujqësisë, ndërsa çështja më shqetësuese që u prek ka qenë çështja e granteve qeveritare, pasi përfitues të tyre ka qenë një numër i paktë i fermerëve ferizajas.
“Në ngritëm shqetësimin tonë si komunë, lidhur me grantete qeveritare që kanë përfituar një numër i vogël i fermerëve ferizajas dhe ngritëm shqetësimin lidhur me këtë çështje. Po ashtu biseduam edhe për subvencionimin e fermerëve”, ka thënë kryetari Svarqa, pas takimit.
Temë tjetër e takimit ka qenë edhe sektori i pylltarisë, ndërsa si shqetësim kryesor ishte rreth mbrojtjes së pyjeve, ku dëmet janë shumë të mëdha dhe të vazhdueshme pavarësisht asaj që po bën komuna në mbrojtjen e tyre, pasi dihen kompetencat e përziera me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës.
“Prandaj, si komunë kemi probleme të mëdha rreth mënyrës së mbrojtjes dhe përgjegjësisë që na takon. Duhet të merren masat të tjera që t’u kalohen kompetencat ose komunave ose Agjencionit që të merren me këtë probleme. Këtu janë tri lloj të kompetencave: Agjencioni i Pyjeve , Komunat dhe Ministria”, ka thënë Svarqa.
Nga ana tjetër, zv.ministri Januzi tha se do të merret shumë seriozisht me këto çështje që janë probleme në vete për Komunën e Ferizajt.
Në këtë takim është kërkuar nga Agjencioni i Pyjeve që të bëhet edhe pyllëzimi me drunjë të ri, në ato pjesë ku ka dëmtim të pyjeve.
Të mërkurën në Ferizaj për një vizitë zyrtare ka qëndruar zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, i cili është pritur nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Xhemajl Reçica.