Të dashur bashkëqytetarë të besimit Islam
Ndjenja e solidaritetit, dashurisë e mirëkuptimit, na bashkon të gjithëve në virtytin e shenjtë të flijimit për të mirën e përbashkët. Në këtë festë të Bajramit të Kurbanit, kujtimi na bën të ndjehemi më të përgjegjshmën ndaj të gjithë atyre që flijuan e u vetëfijuan për lirinë, pavarësinë, mirëqenien, shpresën e për të ardhmen tonë.
Festa e Kurban Bajramit, ka zbritur si mesazh hyjnor i vlerësimit e respektit të të gjitha begative që na janë dhënë, bashkë me detyrimin që ato të ndahen me të gjithë, e më së shumti me ata që kanë më tepër nevojë.
Le të jemi bashkë në sofrën e dashurisë, me familjarët e me miqtë. Le të jemi adhurues dhe të adhuruar të njerëzores e hyjnores. Le t’i zotohemi njëri tjetrit për më shumë punë, angazhim e vetëflijim për rritjen e mirëqenies sonë.
Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam
Të arriturat e deritanishme, na motivojnë shumë drejt të ardhmes më të mirë.
Me bindjen se do të jemi të bashkuar në synimet tona edhe më tutje, më lejoni t’Ju uroj festën e Bajramit të Kurbanit, me dëshirat më të thella për begati e mirëqenie të shtuar tek familjet tuaja dhe më të dashurit tuaj.
Urime, Ju falemnderit!
I Juaji, Agim Aliu, Kryetar i Komunës
Ferizaj, 14 tetor 2013
Aliu: Le të jemi bashkë në sofrën e dashurisë, me familjarët e me miqtë. Le të jemi adhurues dhe të adhuruar të njerëzores e hyjnores. Le t’i zotohemi njëri tjetrit për më shumë punë, angazhim e vetëflijim për rritjen e mirëqenies sonë.