Këtë të shtunën në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, në Ferizaj, është organizuar një program i pasur nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.Në hapjen e këtij programi morri pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa me ç’rast i ka përgëzuar piktoret femra për performancën e treguar. Ai ka theksuar se femrat çdo here kanë qenë dhe janë qenie më e rëndësishme për njeriun.
“Kjo ditë ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne, sepse në këtë mënyrë po festohet 8 marsi- festa e gruas. Aktiviteti i ditës së sotme është shumë i veçantë dhe tepër kreatov”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se çdo herë do të përkrahe aktivitete të këtij lloji.
Aktivitetin e ditës së sotme e ka përshëndetur edhe drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Enver Halili, duke thënë se aktivitete të këtij lloji i kanë munguar qytetit të Ferizajt.
Në këtë program janë paraqitur:koloni artistike, instrumentale dhe balet ku performuan rreth 20 piktore femra, 13 instrumentiste dhe 7 balerina.
Kolonia artistike ekspozon punimet e pikturuara nga artistet femra te cilat kanë realizuar nga dy piktura. Kjo ekspozite ka karakter shitës dhe mjetet e grumbulluara do të shkojnë në bamirësi gjegjësisht nënave, burrave të cilët kanë në rënë në luftën për liri.
Këtë të shtunën në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, në Ferizaj, është organizuar një program I pasur nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.