Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ngushëllon familjen Ilazi, komunitetin shëndetësor, miqtë e të njohurit e të ndjerit.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialistit të otorinolaringologjisë, bashkëqytetarit tonë, Dr. Ilir Ilazi. Puna e vepra e tij, do të mbeten, trashëgim për gjeneratat e ardhshme në shkencat humane, si shembull i përkushtimit e dijes profesionale. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Ilazi, kolegëve të të ndjerit, komunitetit shëndetësor në përgjithësi e të gjithëve që njohën të ndjerin. Dritë pastë shpirti i tij!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.