Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Bajrush Xhemajli, së bashku me kryetarin e Shtimes, dhe Kryetarin e Komunës së Vitisë ditë me parë ishin në Gjermani, përkatësisht në Magdeburg dhe në Suisburg me ftesë të Odës së Tregtisë dhe Industrisë .Qëllim i kësaj vizite ishte që të bisedohet që së bashku të tri komunat, ajo e, Ferizajt Shtimes dhe Vitisë për disa mundësi të investimeve të bizneseve në Republikën e Kosovës. Në kuadër të tyre është biseduar pastaj edhe për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave. Lidhur me këtë Kryetari i Ferizajt z.Xhemaili tha: “Po ashtu janë vizituar disa kompani që kanë të bëjnë me trajtimin edhe të ujërave të zeza në si dhe riciklimin e mbeturinave në Magdeburg. Po ashtu për të njëjtin udhëtim është shfrytëzuar edhe vizita për të cilën janë ftuar nga një kompani në Duisburg që ka të bëjë me përpunimi i mbeturinave me djegie dhe është vizituar një fabrikë e tillë ku me djegien e mbeturinave përveç që eliminohet, pastrohet ambienti është një mënyrë, për tu krijuar apo fituar energjia elektrike dhe termike. Të dy vizitat të ndara për nga nikoqirët, por për t’i shkurtuar shpenzimet janë bërë për dy ditë qëndrimi në Duisburg afër Dyseldorfit në disa vende ku behët grumbullimi dhe riciklimi i mbeturinave dhe njëkohësisht në Magdeburg ku kanë qëndruar për tri ditë. Aty përveç që kemi pa se si bëhet prodhimi i riciklimi i mbeturinave në të njëjtën kohë edhe si fitohet bogazi përmes produkteve bujqësore dhe njëkohësisht në Odën e Tregtisë dhe Industrisë së me kryetarin e Odës është biseduar se cilat janë kushtet, se çfarë kushte mund të ofrojë Republika e Kosovës për investime të mundshme sepse është interesimi i bizneseve të Magdeburgut. Mundësia e investimeve në Kosovë është në partneritet me bizneset e Republikës së Kosovës, gjithashtu investime edhe në fusha të tjera, investime që mund të behën ne prodhimtari të ndryshme. Ne si komuna i kemi dhen prioritet investimeve prodhuese, kapacitete të ndryshme në bujqësi, ka interesime dhe në fushën e tregtisë, ka kompani të cilat janë kanë tregun në Evropë.”. Kryetari i Ferizajt z.Xhemaili theksoi se janë vizituar disa kompani që kanë të bëjnë me trajtimin edhe të ujërave të zeza si dhe riciklimin e mbeturinave në Magdeburg.