Në përurimin e këtij ankesi shkollor , merrnin pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, drejtori i Arsimit, Agim Berisha, ai i Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit, Ardian Ferizi , si dhe mysafirë të shumtë.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka thënë se si komunë po mundohen që të investojnë sa më shumë në procesin edukativo-arsimor. “Sot kam kënaqësinë që në këtë mënyrë po ua uroj vitin e ri shkollor. Shpresoj të keni një fillim të mbarë dhe kjo e bënë më madhështor edhe këtë fillim të vitit të ri shkollor, pasi është bërë renovimi i shkollës dhe është shtuar edhe një aneks shkollor, ku shpresoj se tashmë keni kushte shumë më të mira për të mësuar “është shprehur Xhemaili, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të mësojnë sa më shumë dhe të kenë sukses të mirë në këtë vit të ri shkollor.
Për fillim të mbarë në këtë vit shkollor, ka uruar edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha.

Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti ka bërë renovimin dhe meremetimin e 14 shkollave në qytetin tonë. Ndryshe procesi mësimor ka filluar pa asnjë problem në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt.
Nxënësit e fshatit Tërrn, procesin mësimor e kanë filluar sot në aneksin e ri shkollor, investim ky i Komunës së Ferizajt.