Në kuadër të ditës ndërkombëtare për sport dhe promovim të paqes, sektori i rinisë i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim edhe me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë organizuar disa aktivitetet sportive me personat me aftësi të kufizuara. E gjithë ky aktivitete është bërë me qëllim të vetëm që të bëhet promovimi i paqes dhe përfshirja, edhe e personave me aftësi të kufizuara në këto aktivitete.
Ky aktivitete është implementuar nga vullnetarët e trajnuar nga organizata franceze “PlayInternational”, ndërsa janë dakorduar që aktivitete të tilla të mbahen sa më shpesh në ambiente të hapura.