Qyteti i Ferizaj, do të ketë Qendrën e Kompetencës e cila do të jetë një qendër e vetme e këtij lloji në Republikën e Kosovës. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berishës, gjatë takimit që kanë mbajtur me udhëheqësit e Qendrës së Kompetencës është vendosur se me 26 prill të vëhet gruthemelit i ndërtimit të kësaj qendre.”Gurthemeli pra do të vihet me datën 26 prill në orën 9:30, ku të pranishëm do të jenë struktura udhëheqëse të Qeverisë së Luksmeburgut, drejtues të Ministrisë së Arsimit si dhe udhëheqës të Komunës së Ferizaj”, ka thënë Berisha duke theksuar faktin se Qendra e Kompetencës është e një rëndësi shumë të madhe. “Është një prej Qendrave më të veçanta në Republikën e Kosovës, prandaj sikur qendrat tjera që janë ndërtuar në Skënderaj, në Malisheve kjo që do të ndërtohet në Ferizaj dhe në Prizren do të jetë të nivelit shumë të mirë”, tha Berisha.
Qendra e Kompetencës do të kushtojë mbi 4 milion euro. Kjo Qendër do të ndërtohet afër shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj.
Është mbajtur një takim informues në mes të udhëheqësve të Qendrës së Kompetencës, drejtoritë të Drejtorisë së Arsimit, Agim Berishës dhe koordinatoirt të kësaj qendre Bashkim Hysenit