Në pranin e një numri të madh të adhurueseve të muzikës klasike në restorantin “Orchide”u mbajt koncert i Klarinetistit, Astrit Mustafa i përcjellur në piano nga Rita Trpceva-Popoviç.
Në këtë koncerte merrnin pjesë mysafirë të shumtë, prej tyre zv.ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës ,deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë. Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, i ka uruar artistin Astrit Mustafën për sukseset e rritura dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për të gjitha fushat e arit, në promovimin e vlerave të mirëfillta.
Ishte ky koncerti i parë i muzikës i artistit Astrit Mustafa në qytetin e Ferizajt.
Koncerti u organizua nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailit.