Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, ndër to edhe pikat e rendit të ditës për mbledhjen e cila do të mbahet me 30 shtator. Anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar për pikat e rëndit të ditës siç janë, shqyrtimi dhe miratimi i draft rregullores mbi vendosjen e tatimit në pronë për vitin 2012, shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2012-2014 si dhe një informatë për përgatitjen e vitit shkollor 2011-2012.
Me këtë rast të gjitha këto pika janë miratuar nga anëtarët e këtij komiteti dhe mbledhja do të mbahet të premten me 30 shtator në orën 10:00.
Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, i cili është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, ka miratuar në parim të gjitha pikat e rendit të ditës të caktuara për mbledhjen e 30 shtatorit.