Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, sot u mblodh Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj për të diskutuar e kremtuar këtë ditë feste për fëmijët.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyqi dhe Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, të cilët uruan fëmijët në ditën e tyre si dhe njëkohësisht u përgjigjën në pyetjet që kishin përgatitur fëmijët për kreun komunal.
Gjatë ditës së sotme u mbajtën edhe një varg aktivitetesh në shënim të Ditës së Fëmijëve nga organizata të ndryshme joqeveritare në Ferizaj.