Zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj, gjatë një konference për medie të mërkurën kanë raportuar për aktivitetet që po zhvillohen në këtë dikastër duke u ndalur veçmas tek te mbjellurat vjeshtore për të cilat nuk nxorën shifra mu nga fakti se kushtet atmosferike dhe mungesa e reshjeve në këtë periudhë kohore është detrminuese për sipërfaqet me këto kultura.
I pari i kësaj drejtorie, Xhemajl Reçica, ka vë në dukje se kur janë në pyetje subvencionet nga grantete qeveritare që kanë të bëjnë me kulturën e grurit dhe të misrit,faza e para e tyre tashmë është kryer, ndërsa sipas tij problem mjaft shqetësues mbetet prerja ilegale e pyjeve në Komunën e Ferizajt.
“Në këtë kohë probleme më së shumti kemi në sektorin e pylltarisë, pasi që tani është koha kur qytetarët po furnizohen me lëndë djegëse, e që ne si komunë nuk kemi planin operativ ,pra planin afatmesëm të zgjidhjes së këtij problem. Pritet që në të ardhmen të bëjmë planin se si qytetarët të furnizohen me lëndë djegëse. Tani për tani qytetarët e Ferizajt po furnizohen më drunj që vinë nga Prishtina dhe kjo ka bërë që edhe çmimet të jenë më të larta, ndërsa edhe një pjesë tjetër po furnizohen përmes keqpërdorimeve . Si komunë kemi probleme me pjesën perëndimore të komunës ku nga ana e pjesës me komunën e Suharekës nuk kemi mundësi të bëjmë kontrollimin sikur e bëjmë në pjesën nga ana e Ferizajt “ tha Reçica.
U be ditur se tash për tash po punohet edhe ne vaksinimin e fondit blektoral, ku këtë muaj do të fillojnë së vaksinuari delet dhe më pas edhe me vaksinimin e gjedheve, vaksinim ky që pritet të përfundojë në muajin e ardhshëm. Po ashtu u bë se po punohet mjaft shumë edhe me trajtimin e qeneve endacak, edhe pse kjo po bëhet më ngadalë për shkak se numri i qeneve të pazot është mjaft i madh si në qytet po ashtu edhe nëpër fshatra.
U tha se në kuadër të subvencionimeve është edhe një shumë prej 150 mijë euro, e cila kësaj radhe do të përdorët për subvencionim të kamatave. Nga ky projekt komuna do t’i ndihmoj fermerët të cilët blejnë paisje përmes bankave duke i subvencionuar me pagesën e kamatave. Por edhe këtu u bë e ditur se do të gjendet banka e cila me kushtet më të volitshme u jep kredi fermerëve.
Përgatitjet për mbjelljet vjeshtore në komunën e Ferizajt ende nuk kanë filluar nga shkaku i mungesës së reshjeve atmosferike.