Drejtoria komunale e Bujqësisë ka ndarë sot mbi 1600 thasë me farë misri të cilat janë të mjaftueshme për mbjelljen me më shumë se 900 hektarëve me këtë kulturë bujqësore. Me këtë rast u tha se ky është fillimi i subvencioneve që do të përfitojnë fermerët ferizajas gjatë muajve në vijim.
Ndërkaq fermerët përfitues kanë mirëpritur marrjen farës së misrit për mbjellje e cila kushton deri në 200 euro, por janë ankuar se u është hequr subvencioni për herbicide të grurit
Drejtues komunal të Bujqëisë thonë se e kanë parë më të arsyeshme ta ndërrojnë suvbencionin për dhënie të misrit për arsye se kjo kulturë po mbillet më pak në rajonin e Ferizajt.
Institucionet lokale dhe qendrore këtë pranverë kanë premtuar ndihma financiare për bujqit që plotësojnë kriteret edhe në disa fusha të tjera, por fermerët bëjnë thirrje që mjetet t’ u jepen me kohë e jo të ketë vonesa sikurse viteve të kaluara.