Numri një i kesaj drejtorie Faik Grainca në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se në këtë fazë janë evidentuar rreth 32 mijë objekte pa leje dhe tashmë është përpiluar edhe një liste e cila është përcjellur për në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, si dokument zyrtar nga Komuna e Ferizajt.
“Me 16 shtator ne kemi fillu të pranojmë aplikacionet për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Shpesh herë të qytetarët po krijohet një dilemë, sepse ata duke i lajmëruar objekteve e tyre që janë të ndërtuara pa leje, po mendojnë se me këtë ka përfunduar puna, nuk është ashtu sepse ka përfunduar vetëm faza e parë për arsye se për të legalizuar një objekt është kusht që duhet të jetë në listën e ndërtimeve pa leje. Ne këtë fazën e kemi kryer tash pason faza e dytë ku është legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje”, ka thënë drejtori Grainca, duke shtuar se ky proces do të zgjat deri në shtatorin e vitit të ardhshëm. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët ferizajas që të drejtohen në Drejtorinë e Urbanizmit në mënyrë që ky proces të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Taksa është me e lirë se ajo ndërtimore, është rreth 2.8 euro për metër katror. Objektet private që janë deri në 100 metra katror nuk i nënshtrohen kësaj takse, ndërkaq mbi 100 metra duhet të paguajnë taksën mbi 2.8 euro”, tha Grainca.
U tha se nga ky proces më së shumti përfitojnë qytetarët, për shkak se në momentin që bëhet legalizimi shtëpia apo banesat e tyre do të figurojnë ne emrin e personit që aplikon, por edhe që ka leje ndërtimore.
“Momentin kur përfundon procesi i legalizimit, komuna e formon listën e objekteve të legalizuar, ndërkaq lista tjetër mbetet si objekte që nuk ju kanë nënshtruar legalizimit dhe automatikisht i nënshtrohen procedurës së rrënimit”, është shprehur Grainca.
U bë ditur se procesit të legalizimit i janë nënshtruar edhe shtete të tjera si Shqipëria, Maqedonia etj.
Drejtoria Komunale e Urbanizmit dhe Mjedisit me sukses ka kryer fazën e parë të regjistrimit të të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje.