Këshilltari i angazhuar së fundi nga organizata gjermane GIZ Michale Saver ishte në organizatën Caritas Kosova, për t’u njohur me kujdesin shtëpiak që ofrojnë ekipet të kësaj organizate dhe ndihmat në fusha të tjera .
Edhe këshilltarë vendës nga kjo ministri u zotuan për një vëmendje më të madhe për nevojat sociale në rrafshin lokal.
Ndërkaq drejtues të Caritas Kosovës dhe të qeverisë së Ferizajt thanë se interesimi i këtij delegacioni është një shpresë më shumë për projekte të përbashkëta në fushën sociale.
Nga ana tjetër edhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj, Burim Karameta, e ka vlerësuar tejet lart angazhimin e këtij delegacioni për të parë nga afër shërbimet që ofrohen për këtë kategori.
Interesimi i këshilltarëve nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies sociale ishte kryesisht strehimi, ofrimi i ushqimit për familjet e varfëra dhe sfidat të tjera për nevojat shëndetësore që kanë familjet raste sociale.
Rritja e nevojave sociale dhe mënyra e zgjidhjes së tyre e sollën në Ferizaj një delegacion nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.