Vizita në këto shkolla është bërë me rastin e festave të fundvitit, por edhe për t’i uruar drejtuesit e këtyre shkollave për sukseset e arritura në këtë gjysmëvjetor.”Tashmë jemi me atmosferë festive, jemi me në fundvit ku përveç kësaj, jemi edhe me fundvitin shkollor dhe ne zgjodhëm që këto tri shkolla,që përmes tyre praktikisht të përgëzojmë gjithë stafin, nxënësit, por edhe prindërit e tyre për përmbylljen e një gjysmëvjetori të suksesshëm”, ka thënë Aliu.
Numri një i qytetit të Ferizajt, këtyre shkollave me këtë rast iu ka ofruar mbështetje ,në mënyrë që edhe në të ardhmen ato të kenë rezultate edhe më të larta.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berishën, këtë të mërkure, kanë vizituar shkollën fillore “Muharrem Shemsedini” në fshatin Bibaj, shkollën e mesme teknike”Pjetër Bogdani” si dhe atë të mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.