
Në këtë takim znj.Fazile Bungu ngriti shqetësimin për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo OJQ në mungesë të mjeteve financiare, ku sipas saj deklarohet që kanë të hyra në shumë mujore prej 150.00 EUR nga qiramarrja për lokalin të cilin e ka dhënë në shfrytëzim si dhe nga ndonjë donator eventual që japin mbështetje. Në këtë organizatë trajtohen 27 persona të cilëve u ofrohen shërbime sociale nga ana e vullnetarëve të cilët zakonisht janë nxënës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë të cilat realizojnë vizita shtëpiake për personat me aftësi të kufizuara.
Nga ana e Drejtorit të DSHMS-së u dha një mbështetje Institucionale për zhvillimin e aktiviteteve dhe shërbimeve që kryhen në organizatë si dhe u shpreh që është i gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim që përfitues të jenë kategoritë e personave me nevoja të veçanta. Në fund koordinatorja përshëndeti dhe falënderoi Institucionin e Komunës në veçanti DSHMS-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizajt, Vesel Zhinipotoku, së bashku me Udhëheqësin e Sektorit të Shëndetësisë Ibush Bakollin kanë zhvilluar një takim me koordinatoren e OJQ-së Hendifer Fazile Bungu.