
Maria Doiciu, eksperte e EURED-it, ka bërë prezantimin e projektit dhe mënyrën e aplikimit për aplikantët e mundshëm të këtij granti. Ajo gjithashtu njoftoi edhe për inkurajimin e partneriteteve të ndryshme të cilat mund të ndodhin gjatë aplikimit në këtë grant. Almir Hyseni drejtor ekzekutiv i AZHR-Lindje, ka thënë se janë në procesin e hartimit të strategjisë dhe se kanë themeluar grupet punuese. Strategjia, duhet të aprovohet në fund të qershorit dhe të reflektoj punën e grupeve. Ndërsa si i takon grantit, sipas Hysenit, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka dhënë grante në vlerën prej 7.4 milion euro, për të gjitha zonat ekonomike në Kosovë, përkatësisht 1.4 milion euro për zonën ekonomike-lindje. Projektet që do të financohen, nuk do të jenë të ndara në baza komunal, por ato do të kenë për qëllim lehtësimin e zhvillimit ekonomik. “Qëllimi i përgjithshëm i këtij grandi është zhvillimi ekonomik i rajonit në projekte të cilat do të gjenerojnë punësim”, ka thënë Hyseni.
Minimumi i aplikimit për një projekt është vlera prej 150 mijë euro, ndërsa maksimumi është 500 mijë euro. Projektet duhet të jenë në faktoritet, mund të aplikojnë organizata joprofitabile, institucionet-komunat dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa bizneset nuk do të përfitojnë direkt dhe nuk kanë të drejtë aplikimi por indirekt ato do të jenë përfituesit më të mëdhenjë.
AZHR-Lindje, është një entitet ndër-komuan i themeluar në dhjetor të viti 2008 nga komunat partnere të Ferizajt, Gjilanit, Hanit të Elezit, Kamenicës, Kaçanikut, Novobërdës, Shtërpcës dhe Vitisë. Dy komunat e reja, Kllokoti dhe Ranillugu, ju kanë bashkuar procesit dhe janë bërë partnere të plota me 9 shkurt 2009.
AZHR-Lindje, është organizatë e pavarur jo qeveritare, mision i së cilës është të udhëzoj dhe të fuqizoj zhvillimin ekonomik të Zonës Ekonomike Lindje dhe zonave përreth. Ndërsa ka për qëllim, të ndihmoj për zhvillim ekonomik dhe regjenerim regjional, të ndihmoj në efikasitetin e biznesit, investimin dhe konkurrencën, të ndihmoj punësim dhe të ngrit zhvillimin dhe aplikimin e aftësive relevante të punësimit .
Minimumi i aplikimit për një projekt është vlera prej 150 mijë euro, ndërsa maksimumi është 500 mijë euro. Projektet duhet të jenë në faktoritet, mund të aplikojnë organizata joprofitabile, institucionet-komunat dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa bizneset nuk do të përfitojnë direkt dhe nuk kanë të drejtë aplikimi por indirekt ato do të jenë përfituesit më të mëdhenjë.