Në këtë takim me Un-habitatin, është diskutuar rreth vazhdimit dhe finalizimit të projektit “Korridoret e gjelbërta” ku ky takim është mbajtur pas diskutimit publik me qytetarët për këtë projekt.
“Ky projekt është prezantuar para qytetarëve dhe si i tillë është mirëpritur si projekt me disa intervenime, mirëpo ideja e takimit ka qenë që të definohen edhe disa çështje që kanë të bëjnë me inkorporimin e institucioneve tjera edhe me Drejtoritë kompetente të komunës si dhe me Drejtorinë e Planifikimit dhe Drejtorinë e Arsim”, ka thënë drejtoresha Vata.
Në këtë takim janë sqaruar edhe problematikat të cilat janë ngritur edhe ne debatet me qytetarë, por edhe me investimin që pritet të bëhet në shkollën “Zenel Hajdini”.
“Është një investimi i Danidës e cila do të mbështetëse këtë shkollë me një serrë. Ideja jonë ka qenë që të organizojmë një takim të përbashkët edhe me Danidën, ashtu që investimi i saj të jetë në harmoni me projektin që ne jemi duke e zhvilluar në mënyrë që mos të bëjmë investime të ndara, por edhe investimi Danidës, Un-habitatit dhe i komunës të jenë investime të përbashkëta dhe të jenë në harmoni me projektin tonë”, është shprehur e para e Drejtorisë së Urbanizmit Qazime Vata.
Takime të këtij lloji pritet të mbahen edhe gjatë ditëve në vijim.
Drejtoresha e Urbanizmit, Qazime Vata si dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi, janë takuar me drejtues të Un-habitatit për të diskutuar rreth projektit “Korridoret e gjelbërta”