Me qëllim që gratë të njoftohen lidhur me forcimin e paqes dhe demokratizimin të jetës në përgjithësi, është organizuar seminar për to, nga Qendra për Edukimi, Përparim dhe Arsim në Ferizaj.
“Ky është një projekt që realizohet përmes Qendrës për Edukim, Përparim dhe Arsim në Ferizaj, në bashkëpunim me një organizatë nga Maqedonia prej Bitolit dhe ky projekt i tyre që ata e implementojnë në Kosovës përmes QPEA-së”, ka thënë drejtori ekzekutiv Sabit Shabani.
Para të pranishmëve edhe zyrtarja për barazi gjinore nga komuna e Ferizajt, Vjollca Krasniqi, ka folur lidhur me temën “Gratë, paqja dhe siguria”, teme kjo e konsideruar si shumë e rëndësishme për gratë asambleiste.
Ky takim do të mbahet edhe në Bitol të Maqedonisë.
Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Përparim, këtë të premte kanë mbajtur një takim me gratë asambleiste, ku janë diskutuar çështje të ndryshme.