Në këtë përvjetori të pranishëm ishin zyrtarë të ministrive të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtues të komunave të Kosovës, si dhe drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë në krye me Christof Stock.
Asociacioni i Agjencisë për Zhvillim Rajonal (ARDA), është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së dhe është organizatë e pavarur, joqeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal 9veri, lindje, perëndim, jug dhe qendër) në Kosovë.
Mision i ARDA-s është të koordinoj dhe promovojë zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë. Në arritjen e objektivave të saj, organizata promovon bashkëpunimin dhe komplementaritetin me autoritete përkatëse të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, asociacionin e komunave, zyrën e BE-së në Kosovë dhe donatorë të tjerë si dhe hisedarë të tjerë relevant.
Kryetari i Komunës së Ferizajt së bashku me drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, morën pjesë në përvjetorin e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA).